Doarsa Kica-Xhelili zgjedhet nënkryetare e LDK-së
Doarsa Kica-Xhelili nga sot do të jetë nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar në punën e saj përgjatë angazhimit në LDK.
“Kjo histori, pavarësisht që ka rrugë të pabërë ende, e ka një fillim – shtyllë, të ndërtuar mbi besim reciprok në kohë të vështirë, dhe kohërat e vështira gjithmonë zbulojnë karakterin real të një raporti” ka thënë Kica-Xhelili duke falënderuar kryetarin Lumir Abdixhiku, për besimin e dhënë.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
“E nderuar, që nga sot: Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Të them vetëm “Falemnderit”, sikur zbut madhështinë e raportit që kam krijuar me LDK dhe njerëzit e mirë të saj.
Por, po e nis me një falënderim ndaj kryetarit Abdixhiku, që pa në mua atë që unë pashë në këtë familje. Besim reciprok për qëllimet më fisnike.
LDK është familje e natyrshme politike.
Kjo histori, pavarësisht që ka rrugë të pabërë ende, e ka një fillim – shtyllë, të ndërtuar mbi besim reciprok në kohë të vështirë, dhe kohërat e vështira gjithmonë zbulojnë karakterin real të një raporti.
Ju falemnderit dhe një herë për besimin,
E juaja, thellësisht,
Doarsa”