Dobërdolani i Suharekës i thotë fuqishëm PO kauzës së Limajt me çlirimtarët
Në ditën e fundit të fushatës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet me përkrahës të Nismës Socialdemokrate anekënd vendit.
Pas tubimit me përkrahësit e Nismës në Prizren, kreu i Nismës ka zhvilluar një takim me simpatizantës e Nismës në fshatin Dobërdelan të Suharekës.
Në postimin e Nismës në “Facebook”, thuhet se dita e zgjedhjeve të 14 shkurtit po afrohet, ndërsa rritja e frymës krah kauzës sonë “Me Çlirimtarët” veç po rritet.
“Sonte, edhe Dobërdelani i Suharekës, fuqishëm i tha PO 121-it, PO zërit të UÇK-së në Parlament”, thuhet ndër të tjera në postim.
Postimi i plotë:
Dita e zgjedhjeve të 14 shkurtit po afrohet, ndërsa rritja e frymës krah kauzës sonë “Me Çlirimtarët” veç po rritet.
Sonte, edhe Dobërdelani i Suharekës, fuqishëm i tha PO 121-it, PO zërit të UÇK-së në Parlament.
#MeÇlirimtarët
#VotoNISMA121