Dobërçani, Pogragja, Zhegra e Lladova, shembull të pastërtisë (Foto)
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë fshatrat, Pogragjë dhe Dobërçan, Zhegër e Lladovë, për organizimin e jashtëzakonshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke qenë shembull për nivelin e lartë të pastërtisë.
“Duhet përshëndetur dhe falënderuar jashtëzakonisht shumë banorët e këtyre fshatrave për organizimin e mirë për interesin e përgjithshëm. Në aspektin e pastërtisë që nga trotuaret, rrugët, lumenjtë, varrezat etj., këto fshatra kanë një përkushtim të veçantë dhe janë model i funksionimit. Do të mbështesim gjithnjë aktivitetet e kësaj natyre. Qytetaria e këtyre vendbanimeve ka një disiplinë të lartë dhe është e vendosur në ruajtjen e ambientit dhe gjelbërimin e tij”, ka thënë Haziri.
Gjithashtu Haziri, ka falënderuar mërgatën që është gjithmonë mbështetëse e iniciativave për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe investimin në forma të ndryshme nëpër fshatrat e tyre, duke punësuar banorët dhe financuar nga shoqata “17 Shkurti” (Dobërçan), “Pogragja”, “Zhegra” dhe “2 Prilli” (Lladovë).
/Epoka e re/