Dodë Gjergji në Meshën e Pashkëve: Tani është koha e reflektimit të madh

11 prill 2020 | 23:56

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.

Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19 Pashkët u festuan pa praninë e besimtarëve në Katedrale.

Ceremonia e vigjiljes së pashkëve në Prishtinë filloi me bekimin e zjarrit prej të cilit pastaj u ndez qiriu i madh i pashkëve.

Gjatë meshës, në urimin e tij, imzot Gjergji rikujtoi se “pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishterë, ditë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpresës, ditë e ringjalljes së jetës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e përjetësisë”.

Ndërsa fokusi i ligjërimit të tij ishte te situata e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Ai u rikujtoi besimtarëve se edhe i ringjalluri kishte sprova të këtilla, andaj kërkoi durim, besim dhe sakrificë për të kaluar këtë gjendje izolimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Botërore e Automobolizmit (FIA) ka në plan dy data…