Dodik: Asnjë politikan serb sot s’mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari
Milorad Dodik, anëtari serb në presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, i cili njëkohësisht është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë të martën se “asnjë politikan serb sot nuk mund të kërkojë diçka më pak sesa kërkonte Lazari në vitin 1389”.
Kjo deklaratë e tij erdhi teksa në Serbi shënohet “Vidvodani”, një festë kombëtare dhe fetare që përkujton princin Lazar, i cili në mesjetë ishte prirës i gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Sipas Dodikut, misioni i Lazarit ishte që “populli serb ta ketë kombin, shtetin, lirinë dhe t’i mbroj vetë ato”.
Dodik ushtarët e Lazarit i ka cilësuar si “dëshmorë”, raporton “Tanjugu”.
Shënimi i Betejës së Kosovës e ka edhe një tjetër histori, të dhimbshme për shqiptarët dhe boshnjakët. Në shënimin 600-vjetorit të asaj beteje, më 15 qershor 1989, ish-lideri i Jugosllavisë, Sllobodan Milloseviq, mbajti një fjalim në frymën shoviniste të Lazarit. Më pas kishte pasuar lufta në Ballkan, ku mbaroi me gjenocidin serb në Kosovë.