Dodik për zgjedhjet në Bosnjë: S’duam që të përsëritet ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës

11 maj 2024 | 23:51

Duket se Serbia e ka kuptuar dhe pranuar dështimin me sabotimin e zgjedhjeve në veri dhe qasjen që kanë ndjekur në veri të Republikës së Kosovës.

Kjo pasi presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar se nuk duan që të përsëritet në vendin e tyre, ajo që ka ndodhur në veri të Kosovës – duke ju referuar zgjedhjeve të mbajtur në katër komunat veriore.

“Ne duam të shmangim atë që ndodhi në veri të Kosovës kur 3 për qind votuan dhe shpallën fitoren,” tha Dodik.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Adi Cerimagic i cili thotë se Ligji Zgjedhor i RS – i miratuar në Asamblenë e RS më 19 prill  “ngeci” në dhomën e sipërme të RS dhe do të duhet kohë përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të RS.

“Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli zgjedhjet vendore për 6 tetor 2024. Milorad #Dodik konfirmoi se partia e tij (dhe partnerët e koalicionit) do të marrin pjesë në hapat përgatitorë për zgjedhjet e organizuara nga KQZ. Ligji Zgjedhor i RS – i miratuar në Asamblenë e RS më 19 prill – “ngeci” në dhomën e sipërme të RS dhe do të duhet kohë përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të RS”, ka shkruar ai në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit