Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

29 mars 2025 | 19:08

Pasi presidenti i entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, njoftoi ndjekësit në platformën X se “ka arritur”, por nuk ishte e qartë nëse ai po fliste për kthimin në Bosnjë dhe Hercegovinë pas vizitës së dështuar në Izrael.

Megjithatë, siç është konfirmuar joformalisht për Klix.ba nga dy burime të pavarura, separatisti, për të cilin është shpallur një fletarrest ndërkombëtar, ndodhet aktualisht në Moskë.

Përkundër faktit që ende nuk ka një konfirmim zyrtar, thuhet se Dodik do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më parë, ai anuloi papritur vizitën në Rusi që duhej të realizohej më 19 mars.

Dy ditë më parë, ai fluturoi nga Izraeli drejt Serbisë, pas së cilës nuk ka pasur informacione të reja për vendndodhjen e tij.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkoi para tre ditësh lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun, dhe pritet ende vendimi i Interpolit.

Ndryshe, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës po zhvillon një hetim kundër presidentit Dodik për dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Përveç Dodik, për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës janë të dyshuar edhe Radovan Viskoviq dhe Nenad Stevandiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se…