Dodik sërish ankohet për Rezolutën e Srebrenicës
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se historia e rezolutës për Srebrenicën po merr formë dramatike dhe se Srpska nuk dëshiron përshkallëzim dhe dhunë, por se vendimet e saj politike do të jenë shumë ndriçuese për boshnjakët në Sarajevë.
“Myslimanët në Sarajevë po përpiqen ta minimizojnë atë duke thënë se nuk përmendet populli dhe gjithçka që ata kanë bërë është që drejtpërdrejt dhe indirekt të duan që populli serb të skualifikohet moralisht”, tha Dodik.
Dëshira, theksoi Dodik, është që me rezolutën të skualifikohet moralisht populli serb deri në atë masë sa që në vitet e ardhshme sigurisht që do të përpiqet të shkruajë për të në programet shkollore dhe ta ngrejë në një nivel krejtësisht tjetër.
“Do të shihni që menjëherë pas miratimit të rezolutës do të mundohen ta vendosin me manifestime të fuqishme, për të thënë se është kështu”, ka treguar presidenti i Republikës Srpska.
Ai theksoi se rezoluta është një temë e imponuar papritur që do të helmojë marrëdhëniet midis serbëve dhe boshnjakëve në BiH deri në atë masë sa do të jetë pothuajse e pamundur të ndërtohen disa politika të përbashkëta.