Dodiku bëhet nervoz me Komshiqin: Një anëtar i rrejshëm i presidencës uroi një shtet të rrejshëm

16 shkurt 2022 | 13:00

Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, e ka quajtur provokim telegramin e urimit për pavarësinë e Kosovës nga anëtari tjetër i presidencës boshnjake, Zeljko Komsiq.

Po ashtu, Dodiku e ka quajtur anëtarin boshnjak të presidencës si anëtar i rrejshëm që ka uruar një shtet të rrejshëm.

“Urime për një shtet të rrejshëm nga një anëtar i rrejshëm i presidencës, me gënjeshtrën që ka vepruar në emër të Bosnje e Hercegovinës. Një mashtrues dhe manipulues i vogël, ai s’mund të bëjë ndryshe përveçse të provokojë. Komshiq shfaqi dje arritjet e tij sa i përket jetesës së bashku në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Dodiku, shkruan “KosovoOnline”.

Sipas Dodiku, Komshiqit s’i intereson për Kosovën, por qëllimi i tij është t’i provokojë serbët.

“Kjo është politika e tij pasi ai u braktis në zgjedhje si një kroat i rrejshëm”, ka thënë ai.

Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zeljko Komsiq, ka uruar dje presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për nder të 14 vjetorit të pavarësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e gjashtë radhazi për Phoenixin në NBA, që konsolidon…