Dodiku dhe zyrtarë të tjerë nga Republika Srpska kanë votuar në zgjedhjet e Serbisë
Zyrtarët nga BeH sërish kanë votuar në zgjedhjet lokale në Serbi, edhe pse nuk u takon me ligj, transmeton Nova.rs.
Lista e atyre që votuan përfshinte presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiq dhe kreun e Drvara, Dushica Runiq…
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiq, ka publikuar një fotografi familjare kur ka mbërritur në qendrën e votimit në Beograd.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i NSRS në llogarinë e tij në rrjetin X.
“Herët. Kafe në mëngjes, pastaj votim…”, ka shkruar ndër të tjera Stevandiq.
Në zgjedhjet në Beograd ka votuar edhe Dushica Runiq, kryetare e Drvarës.
“Mbështetje për fitoren bindëse të Beogradit nesër!”, ka shkruar ajo nën foton në Instagram.
Më parë në zgjedhjet e Beogradit ka votuar edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.
Fjala vjen, ata nuk kanë vendbanim në Beograd, kështu që nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale.