Dodiku i lavdëron kriminelët Karaxhiq dhe Mladiq: ‘Srebrenica nuk është gjenocid, rroftë Rusia’
Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosnja, Milorad Dodik, ka folur fjalë të mëdha për dy kriminelët e luftës Radovan Karaxhaniq dhe Ratko Mladiq.
Dodiku ka shkuar edhe më tutje teksa ka thënë se Srebrenica nuk është gjenocid, përderisa ka lavdëruar edhe Rusinë, e ka kritikuar Amerikën.
“Më në fund thuajeni se Srebrenica nuk ishte gjenocid”, ka thirr Dodiku në një moment, duke i mbrojtur kriminelët e dënuar të luftës Karaxhiq dhe Mlladiq si “njerëz që udhëhoqën Republikën Serbe” dhe që dyshohet se luftuan për liri.
Ai pretendon se sot kundër Republikës Serbe po bëhet një luftë hibride, e mbështetur nga disa vende perëndimore, me në krye ShBA-në.
Dodiku ka thënë se qëllimi përfundimtar është shteti serb në këto zona, kështu që vija aktuale që ndan Republikën Serbe nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës do të bëhet përfundimisht kufiri i vërtetë dhe fjalimin e ka mbyllur me mesazhin “rroftë Serbia, Rusia dhe bota ortodokse”.