Dodiku lajmërohet nga Moska: Rusia e ka mbështetjen tonë

01 prill 2025 | 08:06

“Arrita në Moskë”, ky ishte njoftimi që presidenti serb i etnitetit të RS Milorad Dodik dha në X.

Duke anashkaluar ikjen nga drejtësia në Bosnje, ai ka thënë se sa herë që qëndron në Moskë e nis me një vizitë në monumentin e ‘Heroit të Panjohur’ për të nderuar 28 milionë rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

“Do të jem sërish këtu më 9 maj me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin”, tha ai.

Ai shtoi se Rusia ka mbështetjen e njësisë së RS dhe se Rusia ka treguar se mund të mbrojë pavarësinë e saj.

“Rusia ka mbështetjen tonë. Është një vend që padyshim ka treguar në sfidat e shumta me të cilat është përballur në shekujt e kaluar se është e aftë të mbrojë autonominë dhe pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse presidenti Putin është një lider botëror dhe historik. Ajo që ai ka bërë për të ringjallur Rusinë është bërë nga vetëm disa në histori”, tha Dodik.

Gjykata në Bosnje-Hercegovinë ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Dodikun, sepse ai nuk u është përgjigjur festave të Zyrës së Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me dyshimet se ka kryer veprën penale të sulmit kundër rendit kushtetues.

Më 27 mars, Gjykata në Bosnje-Hercegovinë ka kërkuar që Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) të lëshojë njoftim të kuq për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës”.

“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

Vendimi është marrë pasi të dy janë larguar nga Bosnja, duke shmangur procedurat ligjore kufitare, dhe ndërkohë është lëshuar fletarrestimi, që do të thotë se agjencitë policore duhet t’i dërgojnë para gjykatës së Bosnje-Hercegovinës.

Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar, pasi më 26 shkurt Dodik është dënuar në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së ka miratuar ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, ka bërë përpjekje që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1…