Dodiku mban takim urgjent një ditë pasi takoi Vuçiqin, paralajmëron ndarje dhe shanë perëndimorët

28 mars 2024 | 16:46

Kreu i Republika Sprskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, një ditë pasi është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të asaj që quhet Asambleja Kombëtare të Republika Srpskas. Dodik ka thënë se ndonëse ia kanë bllokuar llogaritë bankare, s’është i ndikuar nga një vendim i tillë meqë ka para të gatshme dhe shoqëri.

Siç raporton “N1”, Dodiku në këtë fjalim përsëri ka mohuar gjenocidin në Srebrenicës, duke thënë se boshnjakët kanë vetëm 25 për qind të territorit për të jetuar dhe pjesa tjetër nuk iu takon atyre.

Duke folur për situatën në botë, ai ka thënë se Serbia dhe Republika Srpska duhet të jenë gati për gjithçka. Ndërkohë i sanksionuari i ShBA-së ka thënë se institucionet e Republika Srpskas, politikanët dhe elitat gjithçka që bëjnë, e bëjnë për t’i shërbyer paqes “pavarësisht të gjitha sulmeve serioze dhe sanksioneve”.

“Nuk kam ndërmend të heq dorë dhe nuk do ta bëj dhe nuk kam frikë. Po hyjmë në një fazë të re të luftës politike dhe të çdo lufte tjetër për RS-në. Është më pak e rëndësishme se si do të jetë jeta ime në të. Mos të flas këty për sanksione. I mbylla llogaritë e mia, dhe familja ime u sanksionua, disa mendojnë se nuk është, dhe disa mendojnë se është e drejtë, por unë nuk mbaj asgjë kundër askujt. Nëse shoh se RS mund të ketë ndonjë problem, do t’i pyes njerëzit në referendum se çfarë mendojnë për këtë. Mendoj se RS është në një situatë delikate dhe duhet të vendosë si dhe çfarë të bëjë. Të pranosh nënshtrimin dhe të zhdukesh ose të mbijetosh, por duhet të bësh sakrifica”, ka thënë Dodik.

Ai përveç tjerash ka drejtuar akuza për ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë për uzurpim të institucioneve të BeH-së, rrëzimin e Kushtetutës së BeH dhe Marrëveshjes së Dejtonit me mbështetjen politike të boshnjakëve dhe pjesërisht të kroatëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Republika Sprskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik,…