Dodiku mendon ta bllokojë heqjen e vizave për Kosovën, reagon Von Cramon

02 mars 2023 | 12:17

Politikani destruktiv serb, Mirolad Dodik, i cili është president i Republikës Serbe në Bosnje, ka vazhduar me qasjen e tij kundër Kosovës duke thënë se “nuk do të lejojnë ofendimet nga Prishtina”.

Deklaratat e Dodikut vijnë si kundërpërgjigje ndaj raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Eurodeputetja ka kërkuar nga Dodiku që mos ta pengojë Procesin e Berlinit e të mos e rrezikojë lirinë e lëvizjes për kosovarët që duan të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Por, Dodiku i është përgjigjur asaj në “Twitter” se fillimisht BE-ja duhet t’ia mundësojë Kosovës lirinë e lëvizjes e më pas t’iu kërkojë të tjerëve.

“E nderuara Viola Von Kramon, fillimisht BE-ja duhet t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm brenda kufijve të saj dhe pastaj t’i detyrojë të tjerët ta bëjnë këtë”, ka thënë Dodiku.

I sanksionuari nga ShBA-ja ka thënë se “nuk tolerojnë ofendimet nga Prishtina”, duke thënë se serbët e Kosovës do t’i gëzojnë të drejtat e tyre posa Kosova t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të…