Dodiku: Për pesë vjet, Republikën Srpska e shoh të pavarur

09 janar 2022 | 13:52

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se e sheh Republikën Srpska si shtet të pavarur në pesë vjetët e ardhshme.

Dodiku ka deklaruar  se Bosnja dhe Herecegovina “mbijeton vetëm sepse mbahet nga faktori ndërkombëtar”, duke shtuar se “forca” është e vetmja gjë që ka mbetur për ta ruajtur atë.

“Tani Millorad Dodik është sulmuar ashpër”, i ka thënë ai “RTRS”-së, duke deklaruar se do të ishte shumë më e lehtë të tregohej unitet politik në Republikën Srpska.

Duke folur për sanksionet që i vendosi ShBA-ja pak ditë më parë, Dodiku ka vlerësuar se amerikanët janë “gati të shkojnë deri në fund”.

“Dhuna nuk i lutet Zotit dhe Zoti nuk e do dhunën”, ka thënë ai gjatë ditës së djeshme duke theksuar se të huajt po i kërkojnë të ndryshojë retorikën.

Ai ka përsëritur se në fillim të javës së ardhshme do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Einxhel ka marrë shumë inat për arsye se ajo dhe…