Dodiku rrethon objektet e “Republika Srpska”-s me forca mbrojtëse për “ruajtjen e tij”
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Srpska, bazuar në “informacionet e marra nga shërbimet partnere për mundësinë e rrezikimit të sigurisë” së anëtarit serb të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik dhe familjes së tij nga “një grup i caktuar”, ka ngritur sigurinë në nivelin më të lartë, raportuan mediat e Banja Llukës.
MPB-ja e entitetit serb të Bosnjes ka thënë se masat e përmendura do të mbesin në fuqi deri në verifikimin e plotë të të gjitha fakteve lidhur me këtë informacion e pranuar për rrezikimin e sigurisë së Dodik, shkruan e përditshmja serbe “B92”.
Në të njëjtën kohë, pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste të “MUP Srpska” janë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës Srpska për shkak të informacionit se siguria e anëtarit të Kryesisë së BeH Milorad Dodik, është në rrezik.