Dodiku shkon në prokurori, nga vetura ua tregon gazetarëve gishtin e mesëm

22 mars 2022 | 14:19

Lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Millorad Dodik edhe një herë ka demonstruar vulgaritetin dhe sjelljen e papranueshme.

Me rastin e arritjes së sotme në prokurori, Dodiku ka treguar gishtin e mesëm ekipeve të gazetarëve nga dritarja e veturës zyrtare.

Nuk mund të vlerësohet se kujt i është drejtuar me atë gjest, duke marrë parasysh se të pranishëm ishte një numër i madh i ekipeve të gazetarëve, por me siguri mund të konstatojmë se me këtë veprim ai ka dalë edhe nga kufijtë të sjelljeve të tij, me të cilat tashmë jemi mësuar, shkruan , shkruan “klix.ba”.

Dodiku të martën do të deklarohet në prokurori në lidhje me blerjen e një vile në Dedinje, lagjen ekskluzive të Beogradit.

Më herët ai ka deklaruar se kjo lëndë është nisur “për arsye politike” në mënyrë që të “largohet vëmendja nga ngjarjet në federatën e BeH, ku nuk është arritur të merret vesh për Ligjin e zgjedhjeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Torinos nuk është shumë e kënaqur me portierin…