Dodiku takohet me Putinin, përmendet mundësia e dërgimit të Forcave Ajrore të Rusisë në Bosnje

01 dhjetor 2021 | 11:57

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodiku është pritur në një takim nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Media boshnjake “klix.ba” ka shkruar se Dodiku është duke kërkuar mbështetje nga Rusia për veprime të mëtutjeshme me qëllim kollapsimin e shtetit boshnjak përmes kërkesave për transferim të kompetencave për “Republikën Serbe”.

Ndërsa mediumi rus “Pravda”, duke cituar “klix.ba” ka shkruar se Dodiku ka arritur në Moskë në kulmin e konfliktit me Perëndimin, i cili nuk përjashton sanksionet ndaj Dodikut shkak i veprimeve të tij antishtetërore.

Ky mediun ka rikujtuar se Dodiku mbështetet në Rusinë dhe Kinën dhe se ai ka thënë tashmë që nuk i intereson për kërcënimet për sanksione nga Perëndimi.

Më tutje, ky medium rus ka përmendur edhe opsionin e ndihmës ruse për Republikën Serbe, dhe ka rikujtuar se Rusia mund të dërgojë forca ajrore në Bosnje e Hercegovinë sikurse që kanë bërë në vitet e ’90-ta, si kontigjent paqeruajtës ndërkombëtar. Ato forca ushtarake ruse ishin transferuar në Prishtinë në vitin 1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, se bashku me komandantin e…