Dogana aksion në një barnatore të Pejës, konfiskon mbi 200 lloje të ndryshme të barnave

26 shkurt 2025 | 13:04

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara.

Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës thuhet se gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave, në një sasi totale prej 738 copë”, ka njoftuar Dogana.

Dogana e Kosovës ka theksuar se vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid arriti të barazon rezultatin ndaj Barcelonës në minutat…