Dogana dhe Policia e Kosovës ulin tregtinë ilegale deri më 2.3 përqind
Dogana e Kosovës me mbështetjen e Policisë kanë arritura ulin tregtinë ilegale deri në 2.3%, që është më e ulta jo vetëm në rajon por edhe ne Evrope. Sipas informatave të cilat janë plasuar në Kongresinë e Gazetarisë në Vjenë ky është njjë rezultat i jashtëzakonshëm dhe me punën e deritashme Dogana dhe Policija e Kosovës prijnë në rajon dhe Evrope për rezultate e arritura në luftimin e tregtisë iegale dhe kontrabandës.
Mediat kosovare kanë raportuar shumë shpesh, mos me thënë çdo ditë për sukseset e parandalimit të tretisë ilegale anë e këndë Kosovës.
Nuk kalon javë që Dogana dhe Policija e Kosovësa të raportojnë për rastet e parabdalimit të tregtisë ilegale në të gjitha anët e Kosovëa e posaqërisht në veri ku, sipas informatave ka më sëshumti tentime për të futur mallëra me kontraband, ka deklararua më herët zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci.
Këto rezultate dhe eksperiencë janë marrë si shembull nga “The Economist” në Poloni dhe në Vjenë nga Banka Boterore etj.
Kryetari i Shoqates se Duhanit prane Odes Ekonomike Ramadan Kelmendi vlerëson lartë angazhimin e Doganës dhe Policisë në luftimin e kontabandës.
“Dogana dhe Polica e Kosovës kanë bërë punë të shkëlqyer në kontrollin e tregut. Kjo ka rritur shume besimin tek produktet legale dhe ka ndikuar qe konsumatorit ti ofrohen produkte te kontrolluara”. Këto rezultate, sipas tij jane te prekshem edhe nga rritja e importeve
Viti |
V 2019 |
V 2020 |
V 2021 |
V 2022 |
V 2023 |
Total |
3,028,472.15 |
2,808,746.90 |
3,678,723.67 |
4,198,137.70 |
4,256,873.92 |
“Kjo rritje e importeve ka rezultuar ne ulja në minimu e tregtise illegale, pasi nuk ka asnje tregues qe ka rritje te numrit te duhanpiresve apo te cigareve ne dite nga konsumatoret”, thote Perparim Tushaj ekspert i duhanit.
Ndikim pozitive kane patur edhe politikat e qeverise ndërsa me politika fiskale stabile duke fillaur nga kalendari i akcizesi cili është duke u realizuar për çdo vit dhe gjithnjë e më shumë e ofron Kosovën ne implementimin e tërësishëm të rregullativës evropiane.
Gjithashtu rritje e importeve legale ka ndikuar pozitivisht ne rritje e te hyrave ne buxhet të Kosovës, gjë që mund të shihet në raportet e rregullta mujore dhe gjashtëmujore të Doganës. Në të njejtën kohë kur bëhët fjalë për mbrojtjen e konsumatorëve, Ministria e Shnedetësisë ka marr masa konkreti siç është edhe hyrja ne fuqi e Udhëzimit Administrativ për pakot e cigareve me fotografi nga 1 shtatori i ketij dhe iniciativa e Qeverise per rishikimin e ligjit per mbrojtjen e duhanit.
Përkundët lajmeve të ndryshme, shumë herë, të zymta këto rezultate të Doganës dhe Policisë së Kosovës janë edhe një argument se aty ku punohet me përgjgjeëgis dhe me respektim të ligjit rezultatet nuk mungojnë.