Dogana e Kosovës me 1 miliard e 117 milionë të hyra
30 dhjetor 2017
| 14:39
Drejtor i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një konferencë për media, ka njoftuar se gjatë vitit që po e lëmë pas janë siguruar 1 miliardë e 117 milionë euro të hyra nga dogana.
Në vitin 2017 janë 65 milionë euro më shumë sesa në vitin 2016 dhe është tejkaluar edhe projeksioni i qeverisë.
Berisha gjatë kësaj conference, ka thënë se rritja e importit sivjet ka qenë 3.4 miliardë euro, ndërsa eksportim ka pasur 434 milionë euro që paraqet një rritje prej 18% krahasuar me vitin e kaluar.
Më së shumti të hyra në vitin 2017 ka pasur nga duhani, 330 milionë euro, nafta me 160 milionë dhe mjete motorike 85 milionë euro.