Dogana e Kosovës dërgon staf shtesë në Jarinjë dhe Bërnjak

12 nëntor 2022 | 13:56

Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në dy pikat kufitare, Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve doganorë – nëntë serbë e dy boshnjakë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë shkurt Stavileci.

Ndryshe, dorëheqjet e tyre kanë ardhur pas situatës që u krijua në veri të vendit, ku Lista Serbe vendosi të largohet nga institucionet e Kosovës, për vendimin e Qeverisë për targat dhe suspendimin e drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili nuk pranoi të zbatojë vendimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjimnastet e klubit të gjimnastikës “Fushë Kosova” po merr pjesë…