Dogana e Kosovës i nxjerr në shitje 9 kuaj dhe 1 gomar, 1 euro kilogrami
Kuajt dhe gomari të konfiskuar për shkak të kontrabandës, Dogana e Kosovës ka hap thirrje urgjente për shitjen e tyre. Sipas ofertës në shitje janë nëntë kuaj dhe një gomar. Çmimi u është caktuar 1 euro për 1 kilogramë.
Sipas njoftimit të doganës, të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik.
Personat juridikë të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe numrin fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin). Të interesuarit mallin mund ta shikojnë në lokacionin: Terminali – Dheu i Bardhë. Orari i shikimit me datën 28.04.2023 nga ora 10:00 – 12:00. Malli shitet në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.
Kjo është oferta e publikuar nga dogana me specifika:
Oferta më e lartë do të jetë fituese.
Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur. Ofertuesi me çmimin më të lartë të ofruar do të shpallet fitues gjatë procesit të hapjes së ofertave në adresën, datën dhe kohën e cekur si më poshtë.
Ofertuesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në procesin e hapjes së ofertave.
Nëse ofertuesi nuk merr pjesë në hapjen e ofertave ose edhe gjatë hapjes nuk bën sigurimin e ofertës, kjo ofertë do të refuzohet si ofertë e papërgjegjshme.
Pala fituese mund ta tërheqë mallin me rastin e prezantimit të dëshmisë së kryerjes së pagesës. Ofertuesit duhet të ofertojnë për pjesën si tërësi, oferta e nënshkruar, vulosur dhe e mbyllur në zarf duhet të dorëzohet personalisht (me dorë), jo më vonë se më datë: 28.04.2023, ora 13:30 në lokalet e Doganës së Kosovës, Zyra e Prokurimit ose në ZBD Dheu i Bardhë.
Në zarf të shkruhet për: Zyrën e Prokurimit pranë Doganës së Kosovës: Ofertë për blerjen e mallit. Oferta të mos hapet para datës: 28.04.2023 deri në orën 14:00.