Dogana e Kosovës ka kapur barna pa banderolë në vlerë prej 20 milionë eurosh
Sot Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kapur barna të kontrabanduara pa banderolë kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia.
Vlera e mallit llogaritet të jetë 20 milionë euro.
Tutje, në komunikatë thuhet se “malli është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.”
Njoftimi i plotë:
Kapen barna pa banderoll
Lipjan, 12 Korrik 2024 – Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.
Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon denoncimin e rasteve të ngjashme për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun dhe shëndetin publik në vend.