
Dogana e Kosovës kap 250 mijë cigare të kontrabanduara
27 gusht 2022
| 12:53
Dogana e Kosovë në bashkëpunim me policinë kanë identifikuar një automjet të dyshimtë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë që po transportonte cigare të kontrabanduara.
Automjeti dhe 250 mijë copë cigare pa banderola të kontrabanduara janë sekuestruar teksa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 euro”, thuhet në njoftim.
Dogana nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale.