Dogana e Kosovës kap mbi 8 mijë litra vaj motorik i kontrabanduar nga Irani

25 prill 2022 | 11:12

Dogana e Kosovës njofton se zyrtarët e saj kanë kryer bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana ka bastisur një lokacion të dyshimtë dhe me ketë rast ka hasur në 8,346 litra vaj motorik të kontrabanduar me origjinë nga Irani.

Sipas Doganës, vlera këtij malli llogaritet të jetë mbi 10 mija euro dhe shmangiet nga detyrimet janë rreth 7 mijë euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e prokurorit rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I ri me moshë mirëpo i pavdekshëm me vepra. Vepra…