Dogana e Kosovës konfiskon 4 000 copë detergjent të falsifikuar
21 maj 2024
| 13:20
Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar rreth 4 000 copë detergjent “Ariel” i cili është i falsifikuar.
“Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë”, është bërë me dije në njoftimin për medie.
Dogana e Kosovës ka theksuar se është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale.