Dogana e Kosovës konfiskon bizhuteri dhe koncentrat të parfumit, ishin të padeklaruara
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një autobusi qe vinte nga Gjermania janë gjetur dhe konfiskuar 486 copë bizhuteri të ndryshme dhe 6 kg të koncentratit për parfume.
Mallrat janë gjetur në dy qese të ndryshme dhe nuk janë të deklaruara.
Sipas doganës ndaj palës që nuk i ka deklaruar mallrat do të shqiptohet kundërvajtje doganore. Vlera e mallrava te ndaluar është afër 1 000 euro.
“Zbulimi i mallrave të pa deklaruara në Merdare. Në pikë kalimin kufitar të Merdare, ka arritur autobusi i linjës nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës. Gjatë kontrollit të rutinës, shoferët e autobusit iu përgjigjën negativisht pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar. Pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit. Në njërën qese u gjetën bizhuteri të padeklaruara, përkatësisht: – 468 copë bizhuteri të ndryshme. Në qesen tjetër u gjetën shishe me koncentrat për parfume: – 6 kg të koncentratit për parfume. Pas zbulimit të këtyre mallrave, është njoftuar pala se mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe se ndaj tyre do të shqiptohet kundërvajtje doganore. Vlera e mallrave te ndaluara eshte afer 1000 euro. Dogana e Kosovës vazhdon të angazhohet në parandalimin e kontrabandës dhe në sigurinë e kufijve, duke garantuar që çdo mall të trajtohet sipas ligjeve dhe rregullave të aplikueshme”, ka njoftuar dogana.