Dogana e Kosovës parandalon kontrabandë me pije në Jarinje
Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandë me mallra në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas njoftimit të doganës, në Jarinje është ndaluar një komion, shoferi i të cilit fillimisht kishte deklaruar se nuk po transporton mallra.
Pas kontrollit, dogana ka sekuestruar 750 litra buirrë, rreth 200 litra pije energjike, rreth 120 litra pije të gazuara dhe 350 litra lengje të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet kontrabanda në Jarinje
Mbreme ne pikën e kalimit kufitar Jarinje, është paraqitur një kamion me targa të huaja në hyrje të territorit tonë. Vozitësi ka deklaruar se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.
Për shkak të dyshimeve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë, kamioni është selektuar për një kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:
1. Birra rreth 750 litra
2. Pije energjike rreyh 200 litra
3. Pije të gazuara rreth 120 litra
4. Lengje te ndryshme 350 litra
Kamioni dhe malli janë sjellë me përcjellje në terminalin doganor dhe janë nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave.