Dogana e Kosovës zbulon 20 mijë e 885 euro të falsifikuara

04 mars 2025 | 11:10

Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara: 500 euro – 1 copë. 200 euro – 1 copë. 50 euro – 101 copë. 20 euro – 1 copë. 5 euro – 1 copë. Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 euro. Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore. Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave”, ka njoftuar Dogana.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ola Zenelaj ka bërë lëmsh shtëpinë këto ditë në Big…