Dogana fillon me shitjen online të mallrave të konfiskuara
Nga sot Dogana e Kosovës ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallra të konfiskuara.
Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes web faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike.
“Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administratës tani sistemi i shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që ka funksionon 100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të doganës në mënyrë elektronike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
(A.M /Epoka e re)