Dogana ia kthen mbrapa HIB Petrol-it maunet me derivate shkaku i cilësisë së dobët
“Gazeta NewBorn” ka arritur të zbulojë një kontrabandë të madhe në piken kufitare në Vermicë dhe në Doganën e Prizrenit.
Pas arrestimeve të mëdha, Dogana dhe policia më në fund është duke i kthyer prapa maunet me cilësi të ulët nga që po hyjnë në Kosovë.
HIB Petrol-i, po ballafaqohet me bllokimin e cisternave të derivateve në doganë.
Kjo kompani, e cila furnizon institucionet e Kosovës, është ballafaquar shpesh edhe me dënime.
Autocisternat e HIP Petrol-it nga Ferizaj, ka ditë të tëra që i janë bllokuar në Doganë për shkak të naftës dhe benzinës të importuar nga Ballshi dhe i kontrabanduar nga vendet e tjera.
HIP Petrol-i, ka disa herë që dënohet për cilësi të dobët dhe mashtrim, si dhe për shkatërrimin e veturave dhe automjeteve të rënda, transmeton gazeta “NewBorn”.
Madje kjo kompani e furnizon edhe Policinë dhe të gjitha institucionet e Kosovës.