Dogana implementon platformën ‘Open Data’
Dogana e Kosovë nga sot ka implementuar platformën ‘Open Data’, kjo platforma ngrit nivelin e transparencës dhe siguron të gjithë që Dogana është një institucion transparent dhe kredibil.
Platforma “Open Data” përmban disa kategori si: Bilancin tregtar ndër vite, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet si në aspektin e importit po ashtu edhe në aspektin e eksport; CEFTA, kjo kategori tregon qartazi shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha vendet anëtare të cilat janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të CEFTA-s; MSA-ja, pasqyron aktivitetin e Doganës, respektivisht të gjitha të dhënat lidhur me implementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në aspektin e tregtar që nga prilli i vitit 2016; Performanca mujore/vjetore, është kategori që mundëson qasje të gjithë të interesuarve në punën e Doganës dhe performacën tonë; dhe koha e zhdoganimit, tregon kohën që nevojitet për zhdoganimin e mallrave si në import po ashtu edhe në eksport.
Drejtori i Doganës së Kosovë, Bahri Berisha, ka thënë se Dogana përmes kësaj platforme synon që të rris nivelin e transparencës.
“Po ashtu të jemi institucion i cili tregon dhe ndan qartazi të gjitha informatat me publikun, gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha palëve të interesit që nëse kanë propozime të na kontaktojnë ashtu që të rrisin platformën ‘Open Data” me kategori të reja me qëllim që kjo platform të jetë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve Kosovare”, ka thënë Berisha.