Dogana ka inkasuar mbi 1 miliard euro në periudhën janar-shtator
Drejtori i përgjithshmen i Doganës, Agron Llugaliu theksoi se deri më sot kanë inkasuar mbi 1 miliard euro në periudhën janar-shtator ose 35 për qind më shumë të hyra se vitin paraprak.
Ai tha se edhe eksportet kanë shënuar rritje 68 për qind krahasuar me vitin 2020.
Drejtori Llugaliu ka thënë po ashtu se tensionet në veri për shkak të reciprocitetit ndaj targave serbe ka pasur vështirësi për logjistikën e zyrtarëve doganor, megjithëse zyrtarët doganor kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë dhe vazhdojnë me qenë.
Tutje, Llukagliu tha se ani se është herët të vlerësohet ndikimi i reciprocitetit për targa në raport tregtar me Serbinë, llogaritet se rreth 10 për qind kanë shënuar rënie importi i mallrave nga Serbia.
Llugaliu ka folur në këtë konferencë edhe për luftimin e ekonomisë informale dhe korrupsionit.
Gjatë këtij viti, Dogana ka suspenduar nga puna 9 zyrtarë, derisa dy janë të arrestuar për dyshimet e përfshirjes në keqpërdorim të detyrës zyrtare. /kp/