Dogana kalon 400 milionë të hyra për buxhetin e Kosovës
Dogana po vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.
Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në pesëmujorin e parë.
“Dogana ka arritur që deri tani të grumbullojë 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milionë derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milionë euro (412 milionë) apo 7.6 për qind më shumë”.
“Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA-ja dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë”, është bërë me dije në komunikatën e Doganës.
/Epoka e re/