Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
20 maj 2022
| 15:55
Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit.
Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë eurove.
Krahasimi me vitin e kaluar tregon se Dogana ka mbledhur deri më 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kishte mbledhur 434,4, milionë euro, respektivisht shprehur në përqindje 15 për qind më shumë apo 66 milionë euro më shumë.
Gjithashtu edhe në krahasim me projeksionin buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022,
Dogana ka tejkaluar me 6.11 për qind më shumë. Trendi pozitiv që Dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.