Dogana kalon projeksionin buxhetor për vitit 2023
Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2023, Drejtori i përgjithshëm z. Agron Llugaliu së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati sot prezantuan para mediave raportin për vitin 2023.
Drejtori i përgjithshëm z. Llugaliu prezantoj të arriturat e doganës duke vënë theksin tek suksesi i arritur në përmbushjen e plotë të projeksionit të qeverisë për vitin 2023, në shumën prej 1 miliard e 661 milion euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (1.531 miliardë €), janë mbledhur me shumë te hyra prej 135 mln € apo mbi 9.5% më shumë përkundër thellimit të lirimeve si rrjedhojë e lirimeve për prodhuesit dhe zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, shumë kjo që arrin në 330 milion euro apo 30 milion më shumë se viti paraprak.
Derisa vlera e mallrave të importuar arrin lartësinë prej 5.818 miliard € apo +5.46% më shumë se vitin paraprak, ndërkaq vlera e mallit në eksport arrin lartësinë prej 891 milion €, kurse pesha në eksport arrin lartësinë prej 874835 ton +2% më shumë.
Në kuadër të lehtësimit ë tregtisë e që është një ndër prioritetet e doganës, gjatë periudhës raportuese është rritur trendi i aplikimit të lirimeve nga pagesa e taksave, lehtësimet e procedurave doganore e të cilat zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën duke u konsideruar jo vetëm realizim i planit strategjik por edhe dobi e shumëfishtë nga aspekti kombëtar.
Rritja e numrit të dërgesave të importuara përmes portit të Durrësit (50% më shumë krahasuar me ato të vitit 2022), ka ndikuar në rritjen e arkëtimeve përmes këtij porti e njëkohësisht përfitimet në kursime vjetore te bizneseve janë afro 9 milion€ përmes zhdoganimit në Port nga Dogana e Kosovës.
Duke qenë se tregtia online (e-commerce) po shënon rritje të shpejtë, Dogana ka filluar me aplikimin e procedurave të thjeshtëzuara te dërgesat e shpejta, ndërsa që me Postën e Kosovës është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përcjellje te dërgesave te Postes deri ne adresat finale te porositësve të mallit.
Luftimi i ekonomisë joformale me efekt ne parandalim ka arritur lartësinë 27.4 mln €, apo 19.8% me shume se vitin e kaluar, ngjashëm edhe konfiskimi dhe sekuestrimi mallrave kontrabandë në vlerë prej 14.5 milion euro ka shënuar rritje prej + 27.4 % krahasuar me 11 milion të konfiskuara në vitin 2022.
Në fushën e mbrojtjes së shoqërisë Dogana ka shënuar rezultate të rëndësishme në zbulimin e narkotikëve, përfshirë marihuanën dhe drogat sintetike. Konkretisht, zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa, por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shume i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganes janë parandaluar hyrjet e mallrave si vijon:
Afro 110 kg marihuanë, narkotikë me përmbajtje sintryike, siq është ekstazia, kokaine ne sasi te vogla ne dy raste te ndara, stimulues te ndryshëm me afat te skaduara, medikamente dhe arme te ndryshme, 5 arme zjarri dhe municioni ne sasi prej 660 cope. Gjate këtij viti, Dogana e Kosovës ka trajtuar 4 raste për pastrim te parave gjithnjë ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe ne dy raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Murati në adresimin e tij falënderoj stafin e Doganës së Kosovës për të arriturar e vitit që po lëm pas, duke theksuar se Dogana ka arritur me saktësi projeksionin e paraparë për këtë vit dhe se të hyrat e inkasuara janë me rëndësi të rishpërndarjes në destinime të nevojshme për shtetin dhe shoqërinë dhe se planifikimi i saktë që në Tetor të vitit 2021 është në harmoni me politikat e gjithëmbarshme dhe rezultat i planfikimeve adekuate.