Dogana kap barna pa banderolla në Ferizaj, vlera e tyre rreth 4 mijë euro
17 tetor 2024
| 15:40
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollave në dy barnatore në Ferizaj janë gjetur 436 pako barna pa banderolla të Republikës së Kosovës.
Në një njoftim të Doganës, bëhet e ditur se disa prej tyre mbanin banderolla të Serbisë dhe shteteve tjera.
Vlera e tyre është rreth 4 mijë euro.
“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Dogana.