Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak (foto)

07 shkurt 2024 | 11:43

Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet, në të cilin gjendeshin 13 mijë e 350 euro të padeklaruara.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak.

Në njoftimin e doganës është thënë se sipas procedurave do të konfiskohen 3 mijë e 337 euro e 50 centë.

“Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2024 ka nisur me fluks të konsiderueshëm vizitorësh sipas…