Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport

22 nëntor 2024 | 15:57

Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth 15,000 euro, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë javës.

“Dy raste të pajisjeve teknologjike, përfshirë telefona celularë dhe aksesorë elektronikë. Derisa raste të tjera me medikamente të ndryshme, të cilat nuk janë deklaruar sipas procedurave doganore”, thuhet në njoftim.

“Të gjitha produktet janë sekuestruar derisa palët janë në procedura kundervajtëse”, shkruan tutje aty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka njoftuar për përfundimin…