Dogana konfiskon 52 mijë franga në Dheun e Bardhë
08 tetor 2021
| 15:34
Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, kanë konfiskuar 52 mijë franga në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Mjetet u gjetën në një veturë e cila u zgjodh për kontroll më të detajuar. “Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00 CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.