Dogana konfiskon 675 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia
13 korrik 2022
| 14:42
Dogana e Kosovës ka gjetur mallra të kontrabanduara me origjinë nga Serbia duke u transportuar me një automjet në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për 675 litra vaj ushqimor, të cilat kanë qenë të ngarkuara në një automjet të dyshimtë që është identifikuar gjatë lëvizjes nga njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës në Mitrovicë.
“Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 litra vaj ushqimor. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar dogana.