Dogana konfiskon 900 litra vaj me origjinë nga Serbia
28 qershor 2022
| 16:58
Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës në veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.
Lajmin e ka bërë me dije Dogana e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.
Vaji i kontrabanduar me origjinë nga Serbia është gjetur në një automjet transportues në fshatin Zubq.
Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.