Dogana konfiskon cigare pa banderola
13 mars 2018
| 17:10
Dogana e Kosovës (DK) ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, të hënën ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës, me ç’rast ka konfiskuar sasi të cigareve pa banderola dhe të kontrabanduar.
Dogana e Kosova ka sekuestruar cigare pa banderolë të llojit “Ashima” 3 800 copë, “Art Slims” 39 000 copë, “Belagio” 5 000 copë, “President” 18 200 copë dhe “Eva Slims” 9 600 copë cigare.
“Cigaret pa banderolë janë konfiskuar dhe palës i është lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtësve”, është thënë në njoftimin e Doganës.