Dogana konfiskon dhjetë ‘Iphone 14’, në Aeroportin e Prishtinës
17 shtator 2022
| 18:08
Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës kanë realizuar një operacion të titulluar “Iphone 14” e si rezultat kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë telefonave të llojit Iphone 14 i cili sapo ka dalë në treg.
“Mbrëmë oficerët doganor në Aeroport, kanë realizuar planit operativ “Iphone14” ku edhe kanë arritur që në dy raste të ndryshme të parandalojnë kontrabandimin e dhjetë (10) telefonave të ri të sapo dalë në treg për shitje Iphone 14”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Telefonat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtësve”, përfundon njoftimi.