Dogana konfiskon mallra me vlerë mbi 7 mijë euro në pronën e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë
22 janar 2024
| 16:55
Dogana e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm në Zveçan, ku mediet kanë raportuar se bastisjet janë kryer në shtëpinë e babait të njërit prej të vrarëve gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas njoftimit të doganës, gjatë operacionit janë konfiskuar 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme.
Vlera totale e mallit të konfiskuar është mbi 7 mijë euro.