Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra të fatit
Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.
Njësitet e doganës kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.
Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:
– Kontrolle të ushtruara 20
– Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione
– Aparate të konfiskuara 50
– Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
– Lokale të mbyllura 2.