Dogana konfiskon mbi një mijë fishekë
13 dhjetor 2017
| 15:10
Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria, të mërkurën kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.
“Gjatë një kontrolli të detajuar të kabinës së një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e antikontrabandës rreth orës 13:30 kanë zbuluar dhe konfiskuar 1040 copë fishek të kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.