Dogana konfiskon pjesë të makinave në vlerë prej 10 mijë eurove
Dogana e Kosovës ka sekuestruar mall në vlerë prej 10 mijë eurove që shiteshin në mënyrë të padeklaruar.
Sipas doganës, ky aksion është vazhdim i aksionit të zhvilluar më 11 shtator, ku është parandaluar kontrabandimi i disa pjesëve të veturave.
“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet objekti ku këto pjesë të makinave tregtoheshin në mënyrë të padeklaruar. Pas identifikimit të lokacionit është bërë edhe bastisja e këtij lokacion në Fushë Kosovë. Në objekt janë gjetur pjese rezervë, ulëse dhe pjese të tjera të enterierit të veturave. Personat përgjegjës nuk ka pasur dokumentacion përkatës dhe dyshohet se është i kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e mallit të konfiskuar llogaritet të jetë rreth 10 000 euro. Gjithashtu lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky sukses i Doganës së Kosovës dëshmon një herë tjetër përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe aktivitete ilegale”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.