Dogana lanson aplikacionin për telefonat e mençur

04 tetor 2021 | 15:11

Dogana e Kosovës në vazhdimësinë e saj për parandalimin e kontrabandës, korrupsionit dhe parregullsive tjera, së fundmi ka publikuar aplikacionin për telefona të mençur i cili u mundëson qytetarëve dhe i fton ata të jenë pjesë aktive e parandalimit dhe raportimit të këtyre dukurive negative.

“Janë funksionalizuar dy sisteme tw reja operative të cilat mund të instalohen në telefonat e mençur. Kur shkarkohet aplikacioni qytetarë mund të kenë qasje në dy sisteme: Sistemi i parë u mundëson raportimin e korrupsionit, kontrabandës e parregullsi tjera. Mjafton të shkarkoni aplikacionin e-Dogana dhe natyrisht me një qasje mjaft të lehtë duke klikuar në njërën nga menytë kryesore mund të raportoni Korrupsionin, Kontrabandën e Parregullsi tjera. Qytetarëve u është dhënë mundësia që përmes këtij aplikacioni duke përshkruar rastin, vendndodhjen dhe bashkangjitur provat të bëhen pjesë e parandalimit dhe luftimit të dukurive negative të shoqërisë”, ka njoftuar Dogana.

Sistemi tjetër mbron qytetarë nga mashtrimet me kilometra gjatë shitjes së veturave.

“Po ashtu përmes aplikacionit e-Dogana duke dashur të ju ndihmojmë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme nga shitës të papërgjegjshëm, u është ofruar mundësia që të bëjnë verifikimin e veturave të zhdoganuara nga data 1 shtator 2021 e deri më sot. Duke shënuar numrin e shasisë së veturës ju merrni informata rreth detajeve të veturës, kilometrave të kaluara dhe statusin e zhdoganimit”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku u shpall kampion bote në IBF, në kategorinë…